WP2 - Aktivitete komunikimi

Depërtimi i rezultateve dhe botimeve SEE MARINER në audiencë sa më të gjerë të mundshme është e një rëndësie të madhe për arritjen e qëllimeve. Komunikimi dhe përhapja, janë po aq thelbësore për suksesin dhe nivelin e njohjes së projektit, sa dhe aplikimet e saj. Kështu një Plan Komunikimi i detajuar që përshkruan objektivat kryesore do të përpunohet në një fazë të hershme, duke siguruar se dukshmëria është një aktivitet i vazhdueshëm gjatë gjithë kohës. Strategjia e Komunikimit do të sigurojë shfrytëzim të koordinuar, racional dhe efektiv të të gjitha aktiviteteve dhe të gjitha kanaleve të mundshme. Për një prezantim të qartë dhe një shkallë të lartë njohjeje WP do të zhvillojë një dizajn të korporatës për SEE MARINER që do përdoret në të gjithë komunikimet e brendshme dhe të jashtëme.

Mjetet për kryerjen e aktiviteteve të komunikimit dhe shpërndarjes janë nëpërmjet përdorimit të mediave elektronike (website) si dhe kopje dixhitale dhe me letë e materialeve, broshurave. Për të garantuar një rrjedhë të qetë dhe shkëmbim informacioni ndërmjet partnerëve websiti gjithashtu do të sigurojë një zonë të brendshme, ku do të jetë e mundur ndarja e projektit dhe materialeve të aplikimit. Për më tepër arritjet SEE MARINER do të shpërndahen në 2 konferencat ndërkombëtare dhe aktorëve kyç lokalë.

Partnerët do të shfrytëzojnë edhe rrjetet e tyre përkatëse lokale / kombëtare dhe ndërkombëtare për të krijuar aleanca strategjike për shpërndarjen në mënyrë aktive do të paraqesë kontributet dhe letrat për konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe të botojë artikuj në revista të ndryshme dhe revista. Një broshurë përfundimtare do të botohet në mënyrë që të përhapë për një audiencën të gjerë, por të zgjedhur, rezultatet dhe konkluzionet e rëndësishme të arritura nga SEE MARINER.