Titulli i Projektit: SEE MARINER - Sistemi i Integruar Detar dhe Lumor për Monitorimin e Transportit të Mallrave të Rrezikshme në Evropën Juglindore
Kodi Projektit: SEE/B/0005/2.2/X
Aksi prioritet: Mbrojtia dhe përmirësimi i mjedisit
Fushë ndërhyrja: Përmirësim i parandalimit të rreziqeve mjedisore
Buxheti total: 1.897.900 € (85% ERDF, IPA normë kontributi)
Afatet e projektit: 01/02/2011 - 31/12/2013 (35 muaj)
Zona SEE është hapësirë detare dhe lumore tranzit e anijeve që mbartin mallra të rrezikshme të cilat përbëjnë rreziqe potenciale mjedisore të bregdetit dhe rrugëve ujore. Zhvillimi ekonomik, një rritje e fortë e transportit dhe trafikut në zonën SEE, përkeqësojnë kërcënimet e larta tashmë të ndotjes, kështu që ekziston një nevojë e madhe për menaxhim efikas të lartë të vëzhgimit dhe performancës, komunikimin dhe sistemet e monitorimit përgjigjës.
Synimi i SEE MARINER është të zhvillojë dhe zbatojë një sistem ndërkombetar, inovativ, të transferueshëm dhe replikueshëm si themel për mjetet e rrjetit SEE MARINER që ofrojnë shërbime për të përmirësuar ndërveprimin e aktiviteteve të monitorimit dhe të rrisë efektivitetin e operacioneve për parandalimin e përbashkët të rreziqeve mjedisore.