Unioni i Autoriteteve Lokale Bullgare të Detit të Zi - Bullgari

Union of Bulgarian Black Sea Local Authorities

4, Preslav Str.
9000, Varna, Bulgaria
Saiti: www.ubbsla.org
Email: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.
Tel./Fax: +359 52 600 266

Përshkrimi i Organizatës:
UBBSLA - Unioni i Autoriteteve Lokale Bullgare të Detit të Zi është themeluar në vitin 1992 si një rrjet rajonal të tre rajoneve administrative dhe 21 autoriteteve lokale.UBBSLA është një organizatë e fortë që përfaqëson interesat e komunave të Detit të Zi para qeverisë kombëtare.

Që nga themelimi i saj UBBSLA punon ngushtë me të gjitha komunat në mënyrë që të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm rajonal përfshirjen e komuniteteve lokale të biznesit dhe popullatës lokale.

Ekspertët dhe personeli administrativ i UBBSLA kanë përvojë të konsiderueshme në përgatitjen dhe realizimin e projekteve të financuara nga instrumentet financiare të BE si dhe nga programe të tjera ndërkombëtare dhe fonde strukturore.

UBBSLA ka ndikim të drejtpërdrejtë në politikën lokale dhe rajonale nëpërmjet dhënies së ekspertizës në procesin e planifikimit lokal dhe rajonal, hartimin dhe zbatimin e projekteve me rëndësi rajonale, mbrojtjen e mjedisit, turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, planifikimit territorial dhe urban, efiçiencën e energjisë etj.

Qëllimi kryesor i Unionit është fokusuar në mbështetjen e zhvillimit lokal dhe rajonal të qëndrueshëm me implementimin e projekteve në fushën e mbrojtjes së mjedisit, të qëndrueshëm energjetik dhe të ekonomisë me fokus të veçantë në planifikimin strategjik dhe inovativ.

UBBSLA kontribuon në zbatimin e suksesshëm të strategjive kombëtare dhe evropiane, realizimin e projekteve të qëndrueshme, të mbështetura nga programet evropiane. UBBSLA ka punësuar mbi 100 ekspertë të jashtëm me arsim të lartë dhe përvojë shumë vjeçare në menaxhimin e projekteve dhe zhvillimin e biznesit. UBBSLA ka përvojë në zbatimin e projekteve të financuar nga BE duke qenë partner në më shumë se 100 projekte gjatë periudhës së 1992-2012. UBBSLA organizoni seminare të shumta, konferenca për shtyp dhe lloj tjetër të ngjarjeve publike në rajonin e Detit të Zi të Bullgarisë.

Person kontakti:
Mrs. Mariyana Kancheva Ivanova
Tel./Fax: +359 52 600 3266
Email: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.